Djaloshi 11 vjeç u mbijeton përmbytjeve në Libi pasi e gjithë familja i vdes

Djaloshi 11 vjeç u mbijeton përmbytjeve në Libi pasi e gjithë familja i vdes

Bota September 18, 2023 - 14:19

11-vjeçari Jusuf i mbijetoi sulmit të “murit të ujit” – një valë e dhunshme përmbytjeje që përfshiu një pjesë të qytetit libian Derna në det. Familja e tij – babai, nëna, vëllezërit dhe motrat, nuk ishin me fat.

Të paktën 11,300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10,000 janë të zhdukur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, pasi dy diga shpërthyen gjatë një stuhie të fuqishme javën e kaluar. Historia e Jusufit mund të klasifikohet si një mrekulli.

Uji i përmbytjes e përfshiu të gjithë familjen e tij në det.

Është gjithashtu e pabesueshme se si ky djalë nuk pësoi lëndime të rënda – ai shpëtoi me disa gërvishtje në këmbën e majtë dhe një dëmtim në këmbën e djathtë, sipas Sky News.

Mban mend vetëm se uji erdhi, i mori me vete, i ngriti dhe i hodhi në tokë. Gjëja tjetër që kujton është se ka qenë i shtrirë në tokë, kur është gjetur nga policia që e ka çuar në shkollë, ku strehoheshin banorët e evakuuar.

Daja i tij Mustafa Faraš deklaron se djali është në gjendje shoku. Ata humbën 11 anëtarë të familjes. Ai si inxhinier ndërtimi është inatosur me autoritetet pasi digat nuk janë mirëmbajtur, pasi siç vlerëson ai nuk është bërë kujdes në 50 vitet e fundit. Të gjithë e dimë këtu se kjo është shkaktuar nga neglizhenca dhe korrupsioni, thekson ai.