Merr flakë autobusi me 55 pasagjerë në Slloveni

Merr flakë autobusi me 55 pasagjerë në Slloveni

Bota September 18, 2023 - 13:41

Një autobus me 55 pasagjerë, i cili ishte nisur nga Sarajeva për në Gjermani, ka marrë flakë në një autostradë në Slloveni.

Fatmirësisht nuk ka të raportuar për të lënduar, vetëm për dëme materiale. Të gjithë pasagjerët u larguan në kohë nga automjeti, i cili u dogj i gjithi.

Zjarrfikësit kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë shuar zjarrin që u përhap nga pjesa e motorit në të gjithë autobusin, ndihmuan shërbimin e tërheqjes në largimin e autobusit të shkatërruar dhe liruan rrugën.