Alarm në Bullgari, gjendet dron me eksploziv në resortin e Detit të Zi

Alarm në Bullgari, gjendet dron me eksploziv në resortin e Detit të Zi

Bota September 18, 2023 - 12:41

Ministria e mbrojtjes e Bullgarisë këtë të hënë ka njoftuar se ka dërguar një njësi speciale për të inspektuar dhe neutralizuar një dron që mbante eksploziv, i cili u pikas një natë më parë në Tiulenovo në Detin e Zi.

Mediat e huaja shkruajnë se Tuilenovo, një vendpushim turistik, është 70 kilometra në jug të kufirit rumun dhe përtej rrugës nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014 dhe tani një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë ukrainas. /abcnews