Tetë të lënduar në një aksident në ditën e parë të “Oktoberfest” në Mynih të Gjermanisë
Bota
September 17, 2023 - 20:38
Një aksident në ditën e parë të “Oktoberfest”-it tradicional të Mynihut në Gjermani la tetë persona të lënduar, tha policia lokale të dielën.
Mjekët trajtuan në vend tetë persona me lëndime të lehta dhe dy prej tyre u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm, shkruajnë mediat e huaja.
Aksidenti thuhet se ndodhi në atraksionin e quajtur “Höllenblitz” (ose “Rrufeja nga Ferri”).
Oktoberfest u hap të shtunën dhe tenton të tërheqë rreth gjashtë milionë vizitorë.
Festivali në kryeqytetin bavarez do të mirëpresë mysafirë nga tani deri më 3 tetor, me rreth një të tretën e vizitorëve që vijnë nga jashtë, veçanërisht nga Azia.
Kjo ngjarje zakonisht gjeneron rreth 1.2 miliard euro përfitime ekonomike për Gjermaninë.