Lavrov: Moska dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve
Moska dëshiron të zhvillojë bashkëpunim me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Phenianit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, tha Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
”Ne nuk kemi shpallur sanksione kundër Koresë së Veriut, këtë e bëri Këshilli i Sigurimit. Kështu që apeloni në Këshillin e Sigurimit dhe ne do të zhvillojmë bashkëpunim të barabartë dhe të drejtë me Korenë e Veriut”, tha Lavrovi në një intervistë televizive shtetërore, pjesë të së cilës u transmetuan të dielën.
Kremlini tha se u përmbahet sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por shtoi se ka të drejtë të zhvillojë marrëdhënie fqinjësore, duke përfshirë me tema të ndjeshme.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të shqetësuar për lidhjen ushtarake midis dy shteteve, ndërsa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, kurse Koreja e Veriut, një shtet komunist i izoluar vazhdon me zhvillimin e raketave bërthamore.