Stoltenberg: Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO

Stoltenberg: Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO

Bota September 17, 2023 - 17:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se nuk parashikon një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë, pasi sipas tij, “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.

“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejt. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë ai në një intervistë për “Funke”.

Ai është shprehur i bindur se dikur Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.

“Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, tha Stoltenberg. Në anën tjetër, ai i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje. /abcnews