Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit libian nga përmbytjet

Imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të qytetit libian nga përmbytjet

Bota September 14, 2023 - 14:51

Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit në qytetin port të Libisë, ku nga shkatërrimi i dy digave dhe përmbytjeve të shkaktuara, humbën jetën mijëra njerëz.

Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuara nga stuhia Daniel bëri që dy diga të shkatërrohen në Derna, dhe qyteti të mbulohet nga uji dhe të shkatërrohen shtëpitë e ndërtesat.

Një sërë urash që lidhnin qytetin, i “mori me vete” uji që sipas zyrtarëve e kanë përshkruar si “cunami”.

96 për qind të pronave në këtë qytet janë shkatërruar, kurse lagje të tëra thjesht janë zhdukur plotësisht nga sasia e madhe e ujit.

Derna kishte 125 mijë banorë para se të goditej nga përmbytjet, kurse sipas ekspertëve numri i të vdekurve mund të shkojë nga 18 deri në 20 mijë, transmeton telegrafi.

Mbi 10 mijë tjerë konsiderohen të zhdukur dhe shumë tjerë të lënduar dhe që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Image

Image

Image

Image

Image