Lirohet nga burgu gruaja e El Chapo

Lirohet nga burgu gruaja e El Chapo

Bota September 13, 2023 - 23:29

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është liruar gjatë ditës së sotme nga një burg amerikan.

Ajo ishte dënuar me tre vjet burg në nëntor të vitit 2021 pasi u deklarua fajtore për trafik droge dhe pastrim parash. Dënimi përfshinte gjithashtu edhe një lirim me kusht dhe një konfiskim prej 1.5 milion dollarësh (1.4 milion euro).

“Për arsye sigurie, ne nuk po japim më shumë informacion për këtë rast”, tha një zëdhënës i FBI-së. Ajo e kreu dënimin në Long Beach, Kalifornia, raporton cen, transmeton telegrafi.

Gjatë dënimit të saj, Coronel, shtetase amerikano-meksikane, shprehu keqardhje për përfshirjen në kartelin meksikan të drogë, Sinaloa dhe dëmin që mund të ketë shkaktuar.

Anëtarët e kartelit, i cili ende po vepron, u sanksionuan nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për përfshirjen e tyre në tregtinë e paligjshme dhe vdekjeprurëse të fentanilit dhe metamfetaminës.

Ndryshe, Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili u arratis dy herë nga një burg në Meksikë, po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të Kolorados pasi u dënua në vitin 2019 me akuzat për krim të organizuar, trafik droge dhe armësh. /Telegrafi