Estonia ndalon hyrjen e automjeteve me targa rus

Estonia ndalon hyrjen e automjeteve me targa rus

Bota September 13, 2023 - 17:25

Estonia i është bashkuar Letonisë dhe Lituanisë në ndalimin e hyrjes së automjeteve me targa ruse në territorin e saj.

Masa përputhet me veprime të ngjashme nga fqinjët jugorë  në fillim të javës, shkruan Sky News.

Ministria e Brendshme e Estonisë tha se vendimi nga vendet baltike – të cilat janë të gjitha anëtarë të NATO-s që kufizojnë Rusinë – pasoi “interpretimin shtesë të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë të publikuar nga Komisioni Evropian” më 8 shtator.

“Qëllimi i sanksioneve kundër Rusisë është të detyrojnë vendin agresor të tërhiqet në kufijtë e tij”, tha në një deklaratë ministri i Brendshëm estonez, Lauri Laanemets. /abcnews