Erdogan: Jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona marokene në këto ditë të vështira

Erdogan: Jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona marokene në këto ditë të vështira

Bota September 09, 2023 - 15:32

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu solidaritetin e tij pas tërmetit të fuqishëm në Marok.

“Ne qëndrojmë pranë vëllezërve dhe motrave tona marokene me të gjitha burimet tona në këtë ditë të vështirë”, shkroi Erdogani në një postim në rrjetet sociale.

Ai shprehu keqardhjen për të vdekurit dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Një tërmet i fortë goditi Marokun të premten mbrëma, duke vrarë qindra njerëz deri më tani. Në shkurt, Turqia u godit nga dy tërmete përgjatë kufirit të saj jugor me Sirinë që vranë më shumë se 50,000 njerëz. /oranews