Tërmeti shkatërrimtar në Marok, reagon Bideni: Gati për të ofruar ndihmë për popullin maroken

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, reagon Bideni: Gati për të ofruar ndihmë për popullin maroken

Bota September 09, 2023 - 15:11

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u është bashkuar liderëve të tjerë botërorë në dërgimin e ngushëllimeve dhe ndihmës për popullin maroken.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vështirësi e tmerrshme. Administrata ime është në kontakt me zyrtarët marokenë. Ne po punojmë me shpejtësi për t’u siguruar që qytetarët amerikanë në Marok janë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Marokut dhe mikut tim Mbretit Mohammed VI në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bideni.

Aktualisht Biden ndodhet në Indi për samitin e G20. /oranews