Përmbytjet në Hong-Kong, raportohet për dy të vdekur dhe 100 të plagosur

Përmbytjet në Hong-Kong, raportohet për dy të vdekur dhe 100 të plagosur

Bota September 08, 2023 - 15:30

Dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në reshjet më të këqija të Hong Kongut që nga 1884. Videot tregojnë rrugë, shtëpi, qendra tregtare, stacione metroje dhe tunele të përmbytura.

Moti ekstrem ka zhytur gjithashtu qytetin  kinez të Shenzhenit, një qendër teknologjike me më shumë se 17.7 milionë njerëz, në kaos.

Autoritetet e Hong-Kongut mbyllën shkollat ëtë premten dhe u thanë punëtorëve të qëndrojnë në shtëpi. /abcnews