Vala e të nxehtit në Britani, temperaturat shkojnë në 30 gradë Celsius

Vala e të nxehtit në Britani, temperaturat shkojnë në 30 gradë Celsius

Bota September 08, 2023 - 15:21

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një valë të paprecedentë të të nxehtit me temperaturat që pritet të kalojë 30° C për të pestën ditë radhazi. Edhe pse temperaturat e larta nuk janë të paprecedentë, kohëzgjatja e valës së të nxehtit është një rekord i ri.

Temperaturat mund të arrijnë deri në 32° C në Anglinë Juglindore dhe ka të ngjarë të shoqërohen me stuhi të forta gjatë fundjavës, përpara se të kthehen në kushtet normale të sezonit javën e ardhshme.

Autoritetet kanë shpallur alarm portokalli për shërbimet shëndetësore të Anglisë nga frika e pasojave të valës së të nxehtit për qytetarët në nevojë. /abcnews