Moti i keq përfshin Bullgarinë, makinat përfundojnë në det [video]

Moti i keq përfshin Bullgarinë, makinat përfundojnë në det [video]

Bota September 05, 2023 - 18:21

Moti i keq ka përfshirë edhe Bullgarinë. Dy persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në qytetin Tsarevo në Detin e Zi, tha një zyrtar lokal për televizionin BTV. “Situata është shumë e rëndë.Kemi konfirmuar dy të vdekur”, tha kryetari i bashkisë së Tsarevo, Giorgi Laptsev.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në zonë. Sipas mediave bullgare, 60 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në pamjet e transmetuara, makinat shihen duke rënë në det pasi janë marrë nga rrjedha e ujit. Hotelet përgjatë bregut të detit janë përmbytur gjithashtu.