Pas zjarreve Greqia goditet edhe nga shiu i rrëmbyeshëm, raportohet për viktima

Pas zjarreve Greqia goditet edhe nga shiu i rrëmbyeshëm, raportohet për viktima

Bota September 05, 2023 - 15:34

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur shtëpitë dhe rrugët në Greqi dhe një burrë ka vdekur pasi një mur u shemb nga moti i keq, tha brigada e zjarrfikësve të martën.

Sipas mediave të huaja, stuhia "Daniel" ka goditur Greqinë perëndimore dhe qendrore që nga e hëna, duke nxitur qindra thirrje në shërbimet e urgjencës për të larguar ujin vetëm disa ditë pasi një zjarr vdekjeprurës që ka zgjatur për më shumë se dy javë u vu nën kontroll në veri të vendit.

“Një burrë vdiq pasi një mur u shemb pranë qytetit të Volos, ndoshta për shkak të motit të keq”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për Reuters, pa dhënë më shumë detaje.