Gjenerali rus rishfaqet në publik

Gjenerali rus rishfaqet në publik

Bota September 05, 2023 - 15:00

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ndërkaq kanë thënë se Surovikini u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas The New York Times, Surovikin ende mban gradën e gjeneralit.

I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikini ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.

Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikin u shfaq në një video përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili nuk është shfaqur në publik që prej rebelimit të kryer në qershor nga mercenarët e Grupit Wagner, është rishfaqur në një fotografi të publikuar online. Kjo gjë ka thelluar edhe më shumë misterin lidhur me fatin e komandantit rus.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, ndërkaq kanë thënë se Surovikin u lirua nga ndalimi disa ditë pas rrëzimit të avionit që i përkiste shefit të Wagner-it, Yevgen Prigozhin. Sipas The New York Times, Surovikini ende mban gradën e gjeneralit.

I quajtur “Gjenerali Armageddon”, Surovikini ishte komandat i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë dhe në tetorin e kaluar ai u emërua komandant i pushtimit rus të Ukrainës. Ai u hoq nga udhëheqja e luftës tre muaj më vonë.

Më 23 gusht, në orët e para të rebelimit që nisi Prigozhin, Surovikini u shfaq në një video përmes së cilës ai u bëri thirrje mercenarëve të Wagner-it që të ndalnin rebelimin.

Më 4 shtator u publikua një fotografi e Surovikinit. Fotografia u publikua nga Ksenia Sobchak, gazetare, babai i së cilës ishte shefi i Putinit në Shën Petersburg në vitet ’90. Në fotografi, gjenerali ishte i veshur me rroba civile dhe pranë tij qëndronte një grua, që është identifikuar se është bashkëshortja e tij.

“Gjenerali Sergei Surovikin ka dal. Gjallë, shëndosh e mirë e në shtëpi, me familjen e tij në Moskë. Fotografia është realizuar sot”, shkroi ajo në Telegram.

Nuk ka qenë e mundur që menjëherë të verifikohet fotografia apo kur dhe ku është realizuar. /REL