Rohde: Ka konsensus që BE-ja duhet të zgjerohet

Rohde: Ka konsensus që BE-ja duhet të zgjerohet

Bota September 04, 2023 - 19:01

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një prioritet yni në Politikën e Jashtme, por një gjë tejet e rëndësishme.

Këto qëndrime ai i përmendi në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit, raporton Zeri.info.
“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde ndër tjera në platformën “X”. /Zëri