Zjarri i madh në Shën Petersburg

Zjarri i madh në Shën Petersburg

Bota September 02, 2023 - 12:26

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shën Pertersburg. Mediat e huaja shkruajnë se përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale shtëllunga të mëdha tymi shihen që të ngrihen në ajër mbi qytete.

Ndërkaq autoritetet akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë një ditë më parë një zyrtar i lartë ukrainas tha se sulmet me dronë në tokën ruse do të rriteshin dhe se sulmet e fundit të tilla treguan se lufta në Ukrainë po kalonte gradualisht në Rusi. /abcnews