Nga shtatori, personat nën 19 vjeç do të udhëtojnë falas me transport publik në Romë

Nga shtatori, personat nën 19 vjeç do të udhëtojnë falas me transport publik në Romë

Bota September 01, 2023 - 15:54

Roma do të jetë qyteti i parë revolucionar në Itali, ku nxënësit deri në moshën 19 vjeç do të udhëtojnë gratis në mjetet e transportit publik e përgjatë gjithë vitit shkollor.

Sipas ligjit në fuqi në mjetet e transportit publik janë të detyruar të paguajnë biletën fëmijët nga moshat 11 vjeç e deri në moshë madhore.

Abonimet mujore të transportit publik sipas të ardhurave familjare shkojnë nga 150 deri në 250 euro e për familjet me dy fëmijë adoleshentë në shkollë, kosto mujore për lëvizjen e tyre është 500 euro.

Ky vendim i bashkisë së kryeqytetit italian favorizon këtë fashë të rinjsh e sipas parashikimeve do të përfitojnë rreth 400 mijë nxënës romanë.

Gjithashtu një fond prej 2 milionë euro është miratuar për të ndihmuar të rinjtë me familje me të ardhura të ulëta, për të frekuentuar gratis kurse sportive. /abcnews