Ministrat e punëve të jashtme të BE-së bëjnë thirrje për takime me Ukrainën dhe shtetet e Ballkanit

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së bëjnë thirrje për takime me Ukrainën dhe shtetet e Ballkanit

Bota September 01, 2023 - 10:00

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë bërë thirrje të enjten për një takim me homologët e tyre nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, deri në fund të shtatorit për të diskutuar procesin e zgjerimit.

“Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral që është përshpejtimi i procesit të zgjerimit, i cili është sigurisht një proces i bazuar në merita”, tha komisioneri i Lartë i BE-së, Josep

Borrelli, në Toledo të Spanjës pas një takimi jozyrtar të ministrave të punëve të jashtme nga 27 vendet e bllokut.

Borrell tha se ky takim do t’i jepte një shtysë politike procesit, një objektiv politike, “një horizont” pasi BE-ja duhet të përgatitet për 10 anëtarë të tjerë. /euronews