Stoltenberg: Shpërthimi i digës tregon brutalitetin e luftës ruse në Ukrainë

Stoltenberg: Shpërthimi i digës tregon brutalitetin e luftës ruse në Ukrainë

Bota June 06, 2023 - 12:57

Shkatërrimi i digës Nova Kahovka në Ukrainën jugore tregon brutalitetin e luftës që Rusia ka nisur kundër Ukrainës, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Shkatërrimi i Digës Kahovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme serioze në mjedis.

“Është një veprim i papranueshëm, i cili tregon edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg në një mesazh në Twitter. /abcnews.al