Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

Bota June 04, 2023 - 16:48

Përplasja e hekurudhave në Indinë lindore u shkaktua nga një gabim në sistemin e sinjalizimit elektronik, i cili dërgoi në ndryshimin e gabuar të binarëve nga një tren, tha të dielën ministri i hekurudhave.

“Kush e ka bërë dhe cila është arsyeja do të dalë nga një hetim”, tha Ashwini Vaishnaw, raporton themirror.

Shpjegimi erdhi ndërsa autoritetet po punonin për të pastruar rrënojat e dy trenave që dolën nga shinat në distriktin Balasore të shtetit lindor të Odisha të premten mbrëma, në një nga aksidentet hekurudhore më vdekjeprurëse të vendit në dekada.

Hetimet paraprake kishin zbuluar se Coromandel Express i ishte dhënë sinjal për të hyrë në linjën kryesore, por më vonë sinjali ishte hequr.

Treni hyri në një linjë tjetër, të njohur si linja e qarkut, dhe u përplas me një tren mallrash të parkuar atje, transmeton telegrafi.

Mbeturinat u goditën nga një tren tjetër pasagjerësh që vinte nga drejtimi i kundërt, duke bërë që deri në tre karroca të trenit të dytë të dilnin gjithashtu nga shinat, tha një zëdhënës i ministrisë hekurudhore.

Në vitin 1995, dy trena u përplasën pranë New Delhit, ku la të vdekur 358 njerëz në një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në Indi.