Kirgistan “braktis” Moskën, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me BE-në

Kirgistan “braktis” Moskën, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me BE-në

Bota June 03, 2023 - 15:52

Presidenti i Kirgistanit tha të shtunën se ish-republika e tij sovjetike ishte gati të  bashkëpunonte me BE-në.

“Kirgistani është i gatshëm të punojë krah për krah me Bashkimin Europian për të zgjidhur problemet e përbashkëta, për të inkurajuar dialogun dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme,” tha presidenti Sadyr Japarov, vendi i të cilit është aleat i Moskës.

BE shpreson të forcojë lidhjet me një rajon që Rusia e ka cilësuar si sferën e saj të ndikimit.

Michel të premten mori pjesë në një samit ku ishin të pranishëm gjithashtu liderët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Mbledhja e profilit të lartë në Cholpo-Ata në brigjet e liqenit Issyk-Kul ishte samiti i dytë midis ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore dhe BE-së, donatorit kryesor në rajon dhe partnerit të tij kryesor të investimeve.

“Ne ofrojmë një partneritet të sinqertë” për pesë ish-republikat sovjetike të rajonit, tha Michel për Agence France-Presse në një intervistë të premten. /abcnews