
Shkëmbim zjarri pranë kufirit me Egjiptin, vriten tre izraelitë
Bota
June 03, 2023 - 14:06
Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një njoftimi të ushtrisë.
“Sot në mëngjes ka ndodhur një incident në zonën e Brigadës Rajonale të Paranit. Dy ushtarë të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), një burrë dhe një grua, u vranë nga të shtënat me armë zjarri pranë kufirit me Egjiptin,” thuhet në një deklaratë të forcave të armatosura izraelite. /abcnews