Makineritë shitëse në Japoni do të ofrojnë ushqim falas në rast tërmeti
Foto: Laura Hasani

Makineritë shitëse në Japoni do të ofrojnë ushqim falas në rast tërmeti

Bota June 02, 2023 - 23:48

Japonia po merr masa paraprake në rast se vendi preket sërish nga një tërmet i fuqishëm apo fatkeqësi të tjera natyrore, duke instaluar makina shitëse që do të zhbllokohen për të shpërndarë ushqim dhe furnizime falas. Qyteti japonez Ako e mori këtë hap për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Japonia instaloi dy makina të tilla shitëse në qytet në fund të marsit për të testuar funksionimin e tyre. Makineritë zakonisht shesin ushqime dhe pije për një tarifë, por mund t’i shpërndajnë artikujt falas kur një tërmet i madh ose tajfun godet qytetin.

Përveç që përmbajnë rreth 300 shishe me gaz dhe 150 artikuj ushqimorë, makineritë përmbajnë edhe sende emergjente si sende të higjienës personale dhe maska.

Në rast të një urdhri evakuimi, për shkak të një niveli paralajmërues 5 ose më të lartë në shkallën sizmike Shindo të Japonisë, ose kushteve të tilla si shiu i madh, makinat do të zhbllokohen. Japonia është një nga vendet më aktive sizmike në botë. /abcnews.al