![Hungaria: Nuk do të diskutojmë anëtarësimin e Ukrainës në NATO në samitin e korrikut](/uploads/zeri.info/images/2023/June/01/auto_Capture1685633594.jpg)
Hungaria: Nuk do të diskutojmë anëtarësimin e Ukrainës në NATO në samitin e korrikut
Bota
June 01, 2023 - 17:32
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk mund të jetë pjesë e axhendës gjatë samitit të korrikut.
“Duhet të jemi të qartë për këtë, anëtarësimi në NATO i një vendi aktualisht në luftë nuk mund të jetë në rendin e ditës”.
Szijjarto shtoi se as një afat kohor për Ukrainën nuk duhet të diskutohet. /abcnews