Ja kush po prin nga numërimi i mbi gjysmës së votave totale në Turqi

Ja kush po prin nga numërimi i mbi gjysmës së votave totale në Turqi

Bota May 28, 2023 - 17:54

Recep Tayyip Erdogan po prin me 54.8% në garën për president të Turqisë, kur janë numëruar 66.7% e kutive.

Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu raporton se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu ka 45.2%.

Me të përfunduar votimi, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar mbështetësve të tij që “t’i mbrojnë kutitë e votimit”, raporton Al Jazeera.

Votimi i balotazhit shkoi kryesisht pa probleme dhe pjesmarrja ishte “e shëndetshme”, sipas korrespodentit të Al Jazeera.