Protestuesit në Beograd mbrëmë e rrethuan RTS-në, kërkojnë dorëheqje të drejtuesve

Protestuesit në Beograd mbrëmë e rrethuan RTS-në, kërkojnë dorëheqje të drejtuesve

Bota May 28, 2023 - 08:12

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan sërish dje në Beograd në protestën e katërt “Serbia kundër dhunës”, protesta të cilat vijnë pas dy të shtënave masive që ndodhën së fundi. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve kundër autoriteteve.

Përkundër shiut, demonstruesit me lule u mblodhën para ndërtesës së parlamentit para se të niseshin drejt selisë së televizionit publik RTS, të cilin e rrethuan, raportuan gazetarët e AFP nga vendi i ngjarjes.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të televizionit , të cilët i akuzojnë si “zëdhënës” të qeverisë.

Hera e fundit kur qytetarët serbë u mblodhën në një numër të tillë ishte gjatë protestave të vitit 2000. Ato protesta më pas ndikuan në rënien e regjimit të presidentit të atëhershëm Slobodan Millosheviq.

“Jam këtu sepse më ka lodhur gënjeshtra dhe korrupsioni. Asgjë nuk do të ndryshojë këtu derisa njerëzit të kuptojnë se është e mundur dhe derisa të kenë një zgjedhje”, tha një protestues për AFP.

Organizatorët e protestës dje dolën me një njoftim përmes së cilit u distancuan “një grup njerëzish të papërgjegjshëm, qëllimi i të cilëve është komprometimi i protestës”.

“Ne kemi njoftuar policinë që në orën 16:30 dhe i kemi kërkuar largimin nga protesta jonë”, thuhet në deklaratë.

Por, kjo protestë s’do të jetë e fundit.  RTS raporton se u paralajmërua një protestë e re për të premten e ardhshme./Express/