Alarm në Budapest, sorrat sulmojnë njerëzit dhe qentë

Alarm në Budapest, sorrat sulmojnë njerëzit dhe qentë

Bota May 27, 2023 - 08:00

Budapesti është në alarm kohët e fundit pasi sorrat sulmojnë njerëzit dhe qentë, madje u shkaktojnë atyre lëndime të rënda.

Gjatë kësaj periudhe sorrat kujdesen për të vegjlit e tyre. Kështu ata do të sulmojnë çdo gjë që e shohin si të dyshimtë. Madje, në një postim në Facebook, bashkia paralajmëron se sorrat janë agresive për momentin. Për t’i kapur tani ata përdorin kurthe të krijuara posaçërisht për ta. /abcnews