“I rrëmbyer” për hakmarrje, nis gjykimi i djalit të politikanit bjellorus

“I rrëmbyer” për hakmarrje, nis gjykimi i djalit të politikanit bjellorus

Bota May 26, 2023 - 08:26

Rrëfimi i Eduard Babarykas është një passhkrim prekës i tragjedisë kombëtare të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të cilat Alyaksandr Lukashenka, diktatori autoritar, shpalli fitoren pavarësisht dëshmive bindëse të mashtrimit.

Rezultatet e shpallura nxitën një valë masive protestash mbarëkombëtare, të cilat shpesh u shtypën pamëshirshëm.

Mes pretendimeve për abuzim dhe torturë, mijëra protestues u burgosën. Shtypi i pavarur u mbyll. Udhëheqësit e opozitës u detyruan të largoheshin nga vendi. Kombet perëndimore refuzuan të njohin legjitimitetin e Lukashenkës.

Nëntëdhjetë ditë

Babaryka, një banor nga Minsku dhe i diplomuar në Universitetin Ekonomik Shtetëror të Bjellorusisë, u zotua të ndihmojë babanë e tij, Viktar Babaryka, në pranverën e vitit 2020 në përpjekjet për të mposhtur liderin prej shumë vjetësh, Alyaksandr Lukashenka, përmes një fushate zgjedhore presidenciale.

Ish-shefi i Belgazprombank dhe bankier, Viktar Babaryka, 59 vjeç, është gjithashtu edhe filantrop. Ai nisi fushatën e tij në maj të vitit 2020 për zgjedhjet e gushtit, në të cilat Lukashenka - i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 pasi fitoi shumë zgjedhje që u konsideruan si jodemokratike nga vendet perëndimore - do të kandidonte për një mandat të gjashtë.

Fushata e Babarykas mori menjëherë mbështetje të profilit të lartë dhe opozita demokratike filloi t’i bashkohej. Në një sondazh të kryer në fund të majit, ai mori 50 për qind të votave.

Numri i kërkuar i nënshkrimeve për kandidatët e ardhshëm presidencialë është 100.000. Ekipi i Babarykas kishte fituar më shumë se 425.000 deri në mes të qershorit.

Të burgosurit politikë në Bjellorusi janë në gjendje shumë të rëndë, thotë IGMF

Viktar dhe Eduard u arrestuan të dy më 18 qershor të vitit 2020. Më 14 korrik, kandidatura e Babarykas u refuzua nga zyrtarët elektoralë bjellorusë. Të dy u klasifikuan si të burgosur politikë nga Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut.

Viktar u shpall fajtor për ryshfet dhe evazion fiskal në korrik të vitit 2021 dhe u dënua me 14 vjet burgim. Ai i hodhi poshtë akuzat si hakmarrje politike.

Në një video që mbështetësit e fushatës së tij e publikuan menjëherë pas burgosjes së tij, Viktar i kërkoi Eduardit që t'i bashkohej për ta ndihmuar atë të rrëzonte Lukashenkan.

“Eduard tha: ‘Mirë, do të të jap 90 ditë nga jeta ime”, tha Viktar. “Por nuk janë 90 ditë të jetës së tij. Në fakt është e qartë se ai është në të njëjtin nivel me mua. Ai e vuri jetën e tij në rrezik për mua. Kjo është një gjë e vështirë për çdo baba ta thotë”.

“Eduard u arrestua sepse është djali i Viktarit”, tha Zverava

Eduardi u mbajt në paraburgim të drejtuar nga agjencia shtetërore e sigurimit të Bjellorusisë – e quajtur ende KGB – për 18 muaj pas arrestimit të tij, që është periudha maksimale që një i dyshuar mund të mbahet pa gjyq. Mirëpo, me kalimin e afatit, çështja e tij kaloi në Komitetin Hetimor dhe, me sa duket, procesi është rikthyer në fillim.

"Nuk ka asgjë që ngjan me një procesi ligjor këtu", tha Uladzimer Pylchanka, ish-avokat i Eduardit, kredencialet ligjore të të cilit u anuluan si hakmarrje për punën e tij në këtë çështje. “Ky njeri, thjesht, po mbahet në izolim si peng, padyshim [me qëllimin] për të ushtruar presion ndaj babait të tij”. /REL

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KETU: