Gjyqtari Ioannis Sarmas merr përkohësisht pozitën e Kryeministrit të Greqisë

Gjyqtari Ioannis Sarmas merr përkohësisht pozitën e Kryeministrit të Greqisë

Bota May 24, 2023 - 20:07

Greqia do t’i mbajë zgjedhjet e reja më 25 qershor.

Deri atëherë qeverinë e vendit do ta drejtojë gjyqtari i lartë, Ioannis Sarmas, raporton The Guardian.

66-vjeçari është emëruar në pozitën e kryeministrit nga presidentja Katerina Sakellaropoulou. Ai do ta zëvendësojë në pozitën e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, partia e së cilit Demokracia e Re, triumfoi ndaj opozitës majtiste në zgjedhjet e së dielës, por që dështoi që ta sigurojë shumicën parlamentare.

Emërimi i Sarmas, vjen pasi që zgjidhja politike deri në zgjedhjet e reja ishte e pamundur.