Borrell: Kina s’mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë
Foto: Laura Hasani

Borrell: Kina s’mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë

Bota April 01, 2023 - 08:22

Kina nuk mund të jetë një ndërmjetës në luftën në Ukrainë pasi anon shumë në krah të Rusisë, por mund të lehtësojë bisedimet për të arritur një marrëveshje për paqe.

Kështu u shpreh Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, shkruan Reuters.

“Kina nuk bën dallim mes agresorit dhe viktimës së agresionit. Kina nuk bën thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina”, theksoi ai.

Sipas Borrell, i vetmi plan paqeje në tryezë është ai i paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në nëntor, duke përfshirë kërkesat për tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e territorit të Ukrainës në status quo përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014. /abcnews