Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut, nesër del nga spitali

Përmirësohet gjendja e Papa Françeskut, nesër del nga spitali

Bota March 31, 2023 - 14:42

Papa Françesku do të dalë nesër, të shtunën, nga spitali Agostino Gemelli në Romë, ku u shtrua të mërkurën, njoftoi Vatikani pak më parë.

Ai u diagnostikua me bronkit dhe administrimi i menjëhershëm i trajtimit me antibiotikë ishte shumë efektiv.

Papa, sipas Vatikanit, do të kryesojë ceremonitë fetare të Javës së Shenjtë Katolike, Pashkët e së cilës këtë vit bien më 9 prill.