Rrëzohet avioni privat në Kroaci, humbin jetën dy persona

Rrëzohet avioni privat në Kroaci, humbin jetën dy persona

Bota March 31, 2023 - 14:41

Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël privat në Kroaci. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 kur avioni u ngrit nga aeroporti i Pulës. Sipas informacioneve paraprake, personat që humbën jetën janë dy shtetas jokroatë.

Zjarrfikësit e aeroportit të Pulës dhe shërbimet e tjera të urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Aeroporti i Pulës ka shtyrë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë. /abcnews