Sulmohet me armë zyra e një partie opozitare në Stamboll

Sulmohet me armë zyra e një partie opozitare në Stamboll

Bota March 31, 2023 - 12:39

Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “IYI Parti” në Stamboll.

Një nga plumbat ka goditur një dritare. Partia IYI është anëtare e Aleancës së Kombit, e dyta më e madhe nga gjashtë partitë opozitare që synojnë të rrëzojnë Erdoganin në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetarja e Partisë, Meral Akëener, reagoi pas sulmit duke thënë se nuk ka frikë. “Në epokën e pushtetit tuaj, të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuara. Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të Stambollit, zoti Rexhep! Nëse do të vish, eja!”. /abcnews