
Trump: Nuk pres të kem gjyq të drejtë në New York
Bota
March 31, 2023 - 10:10
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në platformën e tij të medieve sociale se nuk pret të ketë një gjyq të drejtë në New York.
“Ata e sollën këtë akuzë të rreme, korruptive dhe të turpshme kundër meje sepse unë qëndroj me popullin amerikan dhe ata e dinë se nuk mund të kem një gjyq të drejtë në New York!”, shkroi ai në Truth Social, transmeton Telegrafi.
Më herët, ai e kishte përshkruar akuzën si “persekutim politik” dhe kritikoi prokurorin e qarkut të Manhattanit që ndiqte çështjen e tij.
Trump pritet që të martën të dalë për herë të parë në sallën e gjyqit.
Ish-presidentit amerikan pritet t’i ngritet aktakuza nën dyshimin se ka blerë heshtjen e një ylli pornografik, për një aferë të dyshuar.