Abazoviq: Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik
Foto:Laura Hasani

Abazoviq: Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik

Bota March 31, 2023 - 09:40

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazoviqi ka thënë që Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik.

“Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik. Jemi krenarë për rezultatet që kjo qeveri e Malit të Zi po arrin në çdo hap”, shkroi ai. /Zëri