Në Gjermani krimi rritet mbi 11 për qind
Krimi në Gjermani është rritur.
Kështu të paktën thonë statistikat e policisë gjermane.
Numri i veprave penale gjatë vitit 2022 janë rritur për 11.5 për qind.
Siç shkruan gazeta gjermane “Deutsche Welle“, gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 5.6 milionë krime në tërë Gjermaninë.
Ky numër llogaritet të jetë 3.5 për qind më i lartë sesa në vitin 2019-të, një vit para shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Krahas krimeve, është rritur edhe numri i të dyshuarve.
Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, numri arrijnë në 2.1 milionë apo 10.7 për qind më i lartë sesa në vitin 2021.
Ato tregojnë po ashtu edhe për një rritje të të miturve si të dyshuar për krime.
Numri i tyre ka arritur në 93 mijë e 95 të dyshuar, apo 35.5 për qind më lartë krahasuar me vitin 2019-të (72 mijë e 890).
Si shkak për këtë duket të jetë niveli i dobët i ndërgjegjësimit shoqëror.
Kështu të paktën thotë ministri i Brendshëm i Nordrhein-Westfalen Herbert Reul.
Ai kritikoi ashpër faqet edhe lojërat që promovojnë dhunën