Tërmeti godet Greqinë, lëkundje në tri qytete

Tërmeti godet Greqinë, lëkundje në tri qytete

Bota March 21, 2023 - 11:58

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 02:20 të mëngjesit të së martës.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik.

Me rezultatet e rivlerësuara, Instituti gjeodinamik deklaroi se tërmeti ishte me magnitudë 4.6 Rihter me epiqendër 12 kilometra në veri-verilindje të Amfilokisë, ose 245 kilometra në perëndim-veriperëndim të kryeqytetit, Athinës. Thellësia fokale u vlerësua në 17.8 km.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Prevezë dhe Lefkadë, ashtu edhe në Patra. /euronews