SHBA-ja ndan 350 milionë dollarë të tjera ndihmë për sigurinë në Ukrainë

SHBA-ja ndan 350 milionë dollarë të tjera ndihmë për sigurinë në Ukrainë

Bota March 20, 2023 - 16:59

Administrata Biden ka autorizuar 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë të sigurisë për Ukrainën, njoftoi të hënën Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Ndihma përfshin më shumë municion për HIMARS-in, municione për mjetet luftarake Bradley, raketat HARM, armët antitank dhe pajisje të tjera”.

Blinken përsëriti të hënën se SHBA do të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”. “Vetëm Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa ta bëjë Rusia, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të duhet.”, u shpreh Sekretari i Shtetit Antony Blinken. /abcnews.al