Elon Musk: Nëse Trump arrestohet, do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Elon Musk: Nëse Trump arrestohet, do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA

Bota March 18, 2023 - 18:55

Shefi ekzekutiv i kompanive Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk deklaroi se nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump arrestohet nga autoritetet, ai do të rizgjidhet President në zgjedhjet e ardhshme, madje me një shumicë të theksuar.

Këto komente, Musk i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nëse kjo ndodh, Trump do të rizgjidhet me një fitore bindëse”, shkroi ai në Twitter.Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump, duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.

Ndërsa Trump nuk dha detaje se pse ai pret të arrestohet, ekipi i tij ligjor ka parashikuar që kjo pritet të ndodhë së shpejti. Trump është ankuar privatisht se ai beson se do të paditet vetëm sepse  mendon se Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg “e urren atë”, sipas një burimi të njohur./abcnews.al