Situatë kaotike brenda spitaleve turke, viktimat të mbuluara me batanije nëpër korridore

Situatë kaotike brenda spitaleve turke, viktimat të mbuluara me batanije nëpër korridore

Bota February 07, 2023 - 15:03

Turqia duket se po kalon momentin më të vështirë të këtij shekulli.

Dy tërmete, fillimisht 7.8 Rihter dhe më pas 7.5 Rihter, kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në njerëz dhe infrastrukturë.

Pasojat duket se do të jenë më të mëdha se ato të 24 vjetëve më parë, ku humbën jetën 17 mijë persona dhe u plagosën 45 mijë të tjerë.

Nevoja për të marrë ndihmë mjekësore nga të shpëtuarit nën rrënoja është galopante. Raportohet se në spitale janë rreth 20 mijë të plagosur dhe ky numër vazhdon të rritet.

Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter shihet se dhjetëra viktima janë për korridore dhe janë mbuluar me batanije.

“Nuk ka mjaft morgje në Turqi. Dyshemeja e spitalit plot me viktima të mbuluara me batanije”, thuhet në mbishkrimin e videos.