Momenti kur tërmeti i dytë goditi Turqinë, pamjet u panë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Momenti kur tërmeti i dytë goditi Turqinë, pamjet u panë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë

Bota February 06, 2023 - 15:55

Pamjet nga ANews tregojnë momentin kur një tërmet i dytë, me magnitudë 7.6 ballë, goditi Malatya në Turqi.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një ekip televiziv me punonjës lokalë të kërkimit dhe shpëtimit vrapoi për në një vend më të sigurt, ndërsa lëkundjet rrëzuan një ndërtesë banimi.

Vendasit mund të shiheshin duke dalë nga retë e pluhurit.

Tërmeti i dytë ndodhi më pak se 12 orë pas të parit, duke prekur njerëzit në qytetet kryesore në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve është të paktën 1,800 njerëz dhe mendohet se ka shumë të bllokuar nën rrënoja.

Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Por disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 ose më shumë. /Telegrafi