Vala e ftohtë përfshin SHBA-në dhe Kanadanë, temperaturat pritet të shkojnë deri në -50 gradë [video]
Shërbimet e motit të SHBA-së dhe Kanadasë lëshuan sot paralajmërime për temperaturat polare, të cilat pritet të shkojnë deri në -50 gradë Celsius në disa zona.
Në Maine, në verilindje të SHBA-së, shumë afër kufirit me Kanadanë, sot dhe nesër të shtunën termometri mund të tregojë deri në -51 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS). “Është një valë epike e ftohtë arktike”, të ngjashme me të cilën Maine veriore dhe lindore nuk ka përjetuar që nga viti 1982.
Në disa zona të SHBA-së verilindore dhe në këtë pjesë të New England, temperaturat mund të bien në nivele që nuk janë parë në dekada apo asnjëherë më parë. Në Montreal sot pasdite temperatura ishte -41° dhe mund të shkojnë deri në -50° në pjesët më veriore të Quebec.
Në SHBA, nata më e ftohtë do të jetë e shtuna, veçanërisht në Boston dhe Nju Jork, ku termometrat mund të shënojnë -15 gradë. Shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara kanë përjetuar kohët e fundit një sërë ngjarjesh ekstreme të motit. /abcnews