Meloni do të vizitojë Ukrainën më 24 shkurt

Meloni do të vizitojë Ukrainën më 24 shkurt

Bota February 04, 2023 - 08:49

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë kryeqytetin Kievin më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Unë do të jem në Kiev përpara (përvjetorit të parë të fillimit të luftës) më 24 shkurt),” tha Meloni.

Ajo tha se kishte “lidhje të fortë midis Italisë dhe Gjermanisë” për Ukrainën, duke thënë se të dy vendet kishin punuar për të mbështetur “vetëmbrojtjen e Kievit” dhe “do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Meloni tha gjithashtu se Italia po punonte me Francën për të ndihmuar Ukrainën me mbrojtjen raketore.

“Ne kemi arritur paketën tonë të gjashtë të ndihmës,” shtoi ajo.

Meloni më herët tha se planifikonte të vizitonte Ukrainën në fillim të vitit 2023. /abcnews