Stoltenbergu paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas

Stoltenbergu paralajmëron rrezikun e skenarit ukrainas

Bota January 31, 2023 - 17:19

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se skenari ukrainas mund të verifikohet edhe në vende të tjera të botës, si për shembull në Azi.

“Pekini po ndjek me vëmendje atë që po ndodh sot në Ukrainë dhe kjo do të mund të influencojë vendimet e ardhshme të tij. Pra, ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, ka deklaruar Stoltenbergu.

Deklaratën e tij, numri një i Aleancës e ka bërë në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Sipas tij, Japonia dhe NATO bien dakord për faktin se siguria ndëratlantike dhe ajo e indo-paqësorit është e ndërlidhur dhe së lufta në Ukrainë nuk është vetëm një sfidë evropiane.

“Kina nuk është armiku ynë, por ajo intimidon fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin. Ndaj, na duhet ta kuptojmë dhe ta menaxhojmë këtë sfidë”, ka shtuar Stoltenbergu.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e patjetërsueshme e saj në kuadër të politikës së “një Kine të vetme”, ndërkohë që ishulli me mbi 23 milionë banorë pretendon pavarësinë e tij.

Opsioni në fjalë mbështetet nga Perëndimi, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nën drejtimin e administratës së presidentit Biden kanë deklaruar se mund të përdorin edhe forcën për të mbrojtur Tajvanin. /euronews