Ukraina do t’i shpenzojë 550 milionë dollarë për dronë gjatë 2023-shit

Ukraina do t’i shpenzojë 550 milionë dollarë për dronë gjatë 2023-shit

Bota January 31, 2023 - 12:20

Ushtria e Ukrainës do të shpenzojë rreth 550 milionë dollarë për blerje dronësh në vitin 2023 dhe 16 marrëveshje furnizimi janë nënshkruar tashmë me prodhuesit ukrainas.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkruan Reuters.

“Në vitin 2023, ne po rrisim prokurimin e UAV-ve për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne planifikojmë të ndajmë rreth 20 miliardë hryvnia (547.05 milionë dollarë) për këtë”, theksoi ai.

Ukraina ka marrë furnizime të konsiderueshme të dronëve nga partnerët e saj, nga Bayraktar TB2 i pajisur me raketa të Turqisë deri te droni zbulues Black Hornet i prodhuar në Norvegji.

Ushtria e Ukrainës njoftoi javën e kaluar se do të fillonte krijimin e kompanive të dronëve sulmues brenda Forcave të saj të Armatosura; dhe Reznikov tha se Ministria e Mbrojtjes kishte marrë aplikime që propozonin 75 dronë të ndryshëm të prodhimit ukrainas. /abcnews