Brazil: Bie nga ura autobusi i ekipit të futbollit, katër të vdekur dhe 29 të lënduar

Brazil: Bie nga ura autobusi i ekipit të futbollit, katër të vdekur dhe 29 të lënduar

Bota January 31, 2023 - 11:10

Katër persona kanë humbur jetën pasi një autobus, që po transportonte ekipin e futbollit Vila Maria Helena, u rrëzua nga një urë në Brazil.

Për pasojë, të lënduar mbetën 29 persona të tjerë ndërsa ngjarja ndodhi në Além Paraíba, në shtetin Minas Gerais.

Mes viktimave janë edhe tre adoleshentë të moshës 14-17 vjeç dhe një i rritur, raportojnë mediat në vend. Drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e automjetit ndërsa kalonte urën dhe mjeti u përmbys në një përrua.  

Ekipi i futbollit po ktheheshin në qytetin e tyre të Duque de Caxias nga Ubaporanga ku u ndeshën kundër Simonesias. /A2CNN

Image

Image

Image