Kremlini akuzon Johnsonin se gënjeu kur tha se Putini e kërcënoi me sulme raketore

Kremlini akuzon Johnsonin se gënjeu kur tha se Putini e kërcënoi me sulme raketore

Bota January 30, 2023 - 11:39

Kremlini e ka akuzuar ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se po gënjen kur thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka kërcënuar me sulme raketore.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se ish-kryeministri britanik nuk ka treguar një të vërtetë për këtë çështje, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se Johsoni këtë deklaratë e bëri në BBC, ku tha se Putin e ka kërcënuar me sulme raketore që për t’i realizuar “duhet vetëm një minutë”.

“Ai më ka kërcënuar dhe në një pikë më ka thënë ‘Boris, s’dua të lëndoj ty, por me një raketë më duhet vetëm një minutë’ ose diçka e tillë”, shtoi Johnsoni ndër të tjera. /Zëri