Pse japonezët i festojnë Krishtlindjet në KFC?

Pse japonezët i festojnë Krishtlindjet në KFC?

Bota December 24, 2022 - 18:05

Çdo Krishtlindje, Ryohei Ando bashkohet së bashku me familjen e tij për traditën e festimeve.

Ashtu si babai i tij edhe ai me dy fëmijët e tij shikojnë në pakot e kuqe që të zgjedhin pjesën më të mirë të pulës, raporton BBC, transmeton Zeri.info.

Çdo sezon të Krishtlindjeve rreth 3.6 milionë familje japoneze e shijojnë pulën e pjekur, gjë që është bërë edhe një traditë mbarëkombëtare.

Po është një Gëzuar KFC Krishtlindjet për familjen e Andos. Kjo mund të shihet e çuditshme për njerëzit jashtë Japonisë, por familja e Andos dhe miliona familje të tjera nuk mund t’i kalojnë krishtlindjet pa shkuar në KFC.

“Fëmijët e mi mendojnë se kjo është normale”, kështu thotë Ando, një 40-vjeçar. /Zëri